Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sipërfaqe pyjore në vendin e quajtur “Piramida 17”, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Për izolimin e flakëve janë të angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës të bashkisë Kolonjë.
Po ashtu, për izolimin e flakëve po punojnë dhe shërbimi zjarrfikës grek i bashkisë së Konicës, aty ku vatrat e zjarrit janë më të shumta
Ende nuk dihet shkaku i këtij zjarrit që deri tani ka përshkruar sipërfaqe të bimësisë se ulët në Shqipëri ndërsa në Greqi ka përfshirë sipërfaqe pyjore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zjarri masiv përfshin fushën e mbetjeve në Elbasan
- E rëndë në Korçë! Ndezi zjarr për tu ngrohur në stallë, humb jetën një person