Zjarr në ambientet e brendshme të një pallati në Korçë
Një zjarr ka rënë në ambientet e brendshme të një pallati 8-katësh në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës.
Banorët thonë se janë përfshirë nga paniku pasi pallati pothuajse i gjithi, në veçanti katet e larta janë mbuluar nga tymi që vinte nga kati i dytë i këtij pallati nga një ambient i përbashkët.
Në kushte të tilla të gjithë banorët kanë qenë të detyruar të dalin jashtë pasi rrezikoheshin nga asfiksimi.
Nga ana e shërbimit zjarrfikës bëhet me dije se zjarri mendohet të ketë rënë në një ambient të përbashkët të katit të dytë aty ku kalojnë të gjithë tubacionet e pallatit, përfshi ato të energjisë elektrike, të ujit të pijshëm dhe tubacionet e tjera.
Zjarri ka përfshirë objekte që duket janë lënë nga banorët dhe me pas kanë shpërthyer tubat e ujit të pijshëm duke shkaktuar probleme të tjera për banorët.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i shërbimit zjarrfikës dhe punonjësve të OSSHE të cilët kanë bërë të mundur izolimin e flakëve si dhe kanë bërë shkëputjen e energjisë elektrike.
Banorët tregojnë për momentet e panikut kur pallati është “mbytur” nga tymi duke krijuar dhe probleme për ta dhe fëmijët e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes