Zjarr në kabllot e energjisë, flakët rrezikojnë pallatin e banuar në Gjirokastër

13 Tetor 2023 | 20:16

Një zjarr i shkaktuar nga kabllot e energjisë elektrike ka rrezikuar të përfshijë një pallat banimi në qytetin e Gjirokastrës ndërsa flakët kërcënuan jetën e banorëve. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e sotme, rreth orës 20.00, në një pallat në lagjen ” Granicë”.

Mbingarkesa në rrjetin e energjisë shkaktoi lindjen e zjarrit në kabinën elektrike të pallatit, e cila u përfshi nga flakët. Tymi dhe bloza shkaktuan frikë dhe panik tek banorët që braktisën apartamentet duke u grumbulluar në sheshin në hyrje të pallatit.

Ndërhyrja në kohë e Shërbimit Zjarrfikës dhe punonjësve të OSHEE bëri të mundur lokalizimin, shuarjen e zjarrit si dhe evitoi përhapjen e flakëve në brendësi të pallatit.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Një vatër zjarri sapo është bërë aktive në fshatin Gjonomadh, në bashkinë e Korçës. Nga sa shihet, brenda kësaj vatre ndodhen 4-5 pika që kanë...
16:50 | 21/07/2026

SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, ndaj 9 të pandehurve, të cilët janë hetuar në mungesë, pasi masat...
16:42 | 21/07/2026