Zjarr në një banesë në Berat, Kola: Është shkatërruar çdo gjë, s’kemi ku fusim kokën

24 Janar 2024 | 20:50

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në orët para të mbrëmjes në lagjen Uznove të qytetit të Beratit ndërkohë, që në banesë nuk ndodhej askush për shkak se vetë kryefamiljarja në momentin që ra zjarri ndodhej në spitalin Rajonal ku po i jepte mjekim djalit te saj të sëmurë

Ishin Komshinjtë e saj që pasi evidentuan që banesa kishte marr flakë lajmwruan fillimisht zjarrfikësen dhe pronaren e banesës së përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht Forcat e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendngjarje  në momentet e para  duke evituar që zjarri të përfshinte dhe banesat e tjera që gjenden shumë pranë me njëra-tjetrën.

Sipas Kristina Kolës Në Banesën e përfshirë nga flakën ka pasur dëme të mëdha materiale

Ndërsa apelon që të merren masa për të dëmshpërblyer dëmin e shkaktuar nga flakët.

“Kam qenë në spital në ato momente kur më ka lajmëruar komshia me ka thënë çfarë ke lënë ndezur,  kam lënë kondicionerin ndezur dhe kam qenë në spital me djalin në momentin që më ka marr komshia dhe me ka thënë që po bie flakë në atë kohë kam ardhur  në shtëpi dhe ishte shkrumbuar gjithçka.“

“Shumë dëme dhe shumë dëme të mëdha  përfshirë shtëpinë që nuk bëhet më. Unë dua që të me  vlerësohet  demi që më është bërë se nuk është një dëm i pakët është goxha dëm. Sepse atë kam skam ku fus kokën tjetër atë shtëpi kam”-tha ajo.

Pas shuarjes së flakëve në banesë mbërritën dhe ekspertët e policisë ku po bëjnë dhe kqyerjen e banesës për të kuptuar shkakun që banesa u përfshi nga flakët.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026