Zjarr në një banesë në Pogradec, vihen nën kontroll flakët! Dëme të shumta materiale

3 Qershor 2026 | 16:37

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të mërkurë në një banesë në rrugën e Spitalit, përballë Poliklinikës së qytetit të Pogradecit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, MZSH të cilat po punojnë për fikjen e plotë të flakëve.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banesat përreth. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga familja që banon në këtë objekt.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se familja jeton në kushte të vështira ekonomike. Ndërkohë, grupet e shërbimit vijojnë punën për eliminimin e plotë të vatrës së zjarrit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në rënien e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026