Zjarr në një magazinë në Fllakë të Durrësit, humb jetën një 25-vjeçar (VIDEO)
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një zjarri të rënë mëngjesin e sotëm në zonën e Fllakë, në Sektor Rinia të Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një nga ambientet e magazinave, konkretisht fabrika e prodhimit të skafeve me administrator shtetasin S. M. Dyshohet se flakët kanë nisur në ambientin ku gatuhej për punonjësit, për shkak të shpërthimit të një bombule gazi.
Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën nga asfiksia shtetasi Omar Faruk rreth 25 vjeç, me origjinë nga Bangladeshi. Ndërkohë, shtetasi Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenya, është transportuar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Fllakës, Sektor Rinia, ka rënë zjarr.
Si pasojë e zjarrit të rënë në ambientin ku gatuhej për punonjësit, (dyshohet nga bombula e gazit) ka ndërruar jetë, dyshohet nga asfiksia, shtetasi O. M., rreth 25 vjeç, nga Bangladeshi, ndërsa shtetasi tjetër, Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenia, po merr ndihmë mjekësore në spital.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, shkakun e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.


Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 07:58 Telefonata e Trump me Netanyahu-n, detaje nga bisedimet. Në fokus lëvizjet amerikane në Gjirin Persik
- 07:41 Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
- 07:35 Shtohen zjarret nga temperaturat e larta në Spanjë, regjistrohen 12 viktima në Almeria
- 07:28 WSJ: Izraeli zbuloi një komplot të ri iranian për të vrarë Trumpin
- 07:22 Kualifikohet Franca në çerekfinalet e Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele vulosin me golat e tyre
- 07:12 Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve