Zjarr në një mobileri në Pogradec, dyshimet e para

Vetëvaret 61-vjeçari
14 Janar 2023 | 10:16

Një mobileri në qytetin e Pogradecit është përfshirë nga flakët. Burime pranë shërbimit zjarrfikës të këtij qyteti bëjnë me dije se zjarri ka rënë rreth orës 00:30 minuta të ditës së sotme, në afërsi të fshatit Rëmenj, pak kilomentra nga Pogradeci.

Pas 4 orësh është bërë e mundur izolimi i flakëve të zjarrit. Sipas të njëjtit burim, thuhet se dëmet kanë qënë të mëdha, por nuk ka patur pasoja në njerëz.

Për fatin e mirë, ndërhyrja në kohën e duhur e mjeteve zjarrfikëse ka arritur të bëjë të mundur izolimin e flakëve, pa shkuar tek banesat të cilat ndodheshin fare pranë godinës së mobilerisë, përfshi edhe shtëpinë e pronarit të saj.

Për pasojë, janë shkrumbuar një pjesë e konsiderueshme e makinerive si dhe lëndë drusore dhe mobilje të ndryshme.

Dëme jo të vogla ka pësuar edhe godina e kësaj mobilerie. Ndërkohë, grupi i hetimit po heton për shkaqet e këtij zjarri, i cili paraprakisht mendohet të ketë ndodhur nga një shkëndijë elektrike.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026