Zjarr në qendër të Londrës, flakët përfshijnë kompleksin kulturor të Somerset House

18 Gusht 2024 | 12:04

Një zjarr në Somerset House është vënë nën kontroll pas angazhimit të rreth 125 zjarrfikësve, në shëtitoren e artit, në qendër të Londrës.

Struktura artistike mban veprat e Monet dhe Cezanne, por një zëdhënës tha se zjarri ra në krahun perëndimor, në krahun e kundërt të galerisë.

“Jam besimplotë se dëmi është shkaktuar në një pjesë të vogël të ndërtesës. Përsa kohë zjarrfikësit do të kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve, Somerset House do të qëndrojë e mbyllur”, tha Jonathan Reekie, drejtor i Somerset House, Londër.

Zjarri ra ditën e shtunë dhe shkaktoi shqetësim dhe frikë tek drejtuesit e kompleksit. Edhe zjarrfikësit e patën të vështirë për të vënë nën kontroll flakët.

Një drejtues i tyre tha se efektivët do të qëndrojnë në vendngjarje përgjatë gjithë ditës së diel. Fatmirësisht nuk ka pasur të dhëna për persona të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia britanike nis hetimet për donacionet për Partinë Reformiste të Farage

Policia britanike po heton të paktën 500,000 £ në donacione për partinë populiste Reform UK të Nigel Farage, të bëra nga nëna e një aleati...
13:30 | 10/07/2026

Si reaguan udhëheqësit e NATO-s ndaj dhuratës së Erdogan

E vendosur në një kuti prej druri, dhurata vinte me një tabelë që shkruhej: “Gumusay, pistoleta e parë e tipit revolver e prodhuar në vendin...
12:58 | 10/07/2026

Brenda shtytjes së von der Leyen për një ndalim të mediave sociale në BE 

Nëse të rinjtë evropianë së shpejti e gjejnë veten të përjashtuar nga mediat sociale, ata do t’i kenë për detyrë të falënderojnë Ursula von der...
11:30 | 10/07/2026