English

Zjarr në tokat bujqësore në Dimal, 2 zjarrfikëse nga Berati në terren

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një zjarr ka rënë sot në tokat bujqësore të fshatit Syzes në bashkinë Dimal.

- Advertisement -

Zjarri, që mendohet se është shkaktuar nga pakujdesia e disa fermerëve që ishin duke djegur mbeturinat, është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta duke rrezikuar serat e zonës.

Në  ndihmë të zjarrfikësve të Dimalit kanë shkuar edhe 2 mjete zjarrfikëse me 8 efektivë nga Berati.

Raportohet se zjarri është lokalizuar dhe po punohet për shuarjen e plotë të flakëve. Ende nuk dihet sipërfaqja e saktë e përfshirë nga flakët, që ka të bëjë me tokat e mbjella, ndërkohë që rreziku i përhapjes së zjarrit drejt serave u shmang totalisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?