Zjarret kanë djegur 2800 ha, dëmi ekonomik në pyje 16.75 mln euro
Zjarret që kanë përfshirë vendin tonë këtë vit kanë djegur deri më tani 2800 hektarë pyje dhe kullota.
Sipas të dhënave të European Forest Fire Information System që monitoron gjendjen e zjarreve në Europë dhe përpunon statistika, pjesa më e madhe e këtyre zjarreve kanë rënë pranë qyteteve të Vlorës dhe Lezhës.
Sipas vlerësimit, dëmi ekonomik i llogaritur me formulën standard, është afërsisht 16.75 milionë euro deri në këtë moment.
Edhe pse jemi në gjysmën e parë të vitit, dëmi ekonomik është më i vogël në raport me vitin 2024, kur zjarret shkaktuan dëme që kapën vlerën e rreth 280 milionë eurove në pyje dhe kullota.
Madje, viti 2024 konsiderohet një vit katastrofik, si për numrin e zjarreve, ashtu edhe për dëmin ekonomik që ato shkaktuan gjatë 15 viteve të fundit, sipas agjencisë europiane.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë angazhuar intensivisht në monitorimin dhe parandalimin e zjarreve në vend. Për mbështetjen e ndërhyrjes në terren, ministria ka aktivizuar 64 automjete zjarrfikëse dhe dronë patrullues.
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona