Zjarret në Mal të Zi: Ndërpritet qarkullimi në kanionin e Platijes

13 Gusht 2025 | 14:04

Situata me zjarret në Mal të Zi mbetet e rënduar, sidomos në Podgoricë, u bë e ditur në një konferencë të jashtëzakonshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Dy helikopterë të Ushtrisë së Malit të Zi po shuajnë vatrat e zjarrit që rrezikojnë njerëzit dhe shtëpitë në territorin e Podgoricës, njoftoi më 13 gusht Ministria e Mbrojtjes. Në të njëjtën zonë po vepron edhe një helikopter nga Serbia.

Zjarre aktive janë raportuar edhe në katër qytete të tjera të vendit, kryesisht në pjesën qendrore dhe veriore. Ndërkohë, është ndërprerë qarkullimi në kanionin e Platijes – një nga rrugët që lidh kryeqytetin me veriun e Malit të Zi.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, avionët zjarrfikës “Canadair” nga Kroacia dhe Italia kanë shuar zjarre në bregdetin malazez, duke hedhur mbi 300 tonë ujë mbi zonat e përfshira nga flakët. Pas intervenimit, ata janë kthyer në vendet e tyre, siç ishte planifikuar, ndërsa rikthimi i tyre në Mal të Zi do të varet nga situata në terren.

Presidenti Jakov Milatoviq bëri të ditur se Kryesia e Bosnjë e Hercegovinës ka miratuar dërgimin e një helikopteri për ndihmë Malit të Zi. Po ashtu, pritet edhe një helikopter nga Hungaria dhe një ekip prej 50 deri në 60 persona nga Austria, sipas shefit të Drejtorisë për Situata të Jashtëzakonshme në Podgoricë, Vojin Vojinoviq.

Autoritetet thanë se po përdorin dronë për të monitoruar terrenin, për të lokalizuar vatrat dhe për të identifikuar shkaktarët e zjarreve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026