Zjarret në Sazan, Haki Çako: Situata nën kontroll, nuk ka pasur shpërthime
Haki Çako, kreu i emergjencave civile tha se trupat që janë në terren për të fikur zjarrin në Sazan janë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, ndërsa sqaroi se nuk ka pasur shpërthime.
“Aktualisht i gjithë operacioni është përqendruar në pjesën juglindore ku bimësia është më e dendur,” – u shpreh Çako për “SOT” në Euronews Albania.
Ai tha se pas dy ditësh mes zjarreve, situata është nën kontroll. Mjetet e përdorura janë në orët e fundit të rehabilitimit të tyre, ndaj Çako shprehu nevojën për mbështetje nga ajri, ndërsa tregoi se ministri i Mbrojtjes dhe ai i Emergjencave janë në një takim me ministrin grek të Mbrojtjes për të shqyrtuar më tej situatën.
Kreu i emergjencave civile bëri thirrje për rritje të kapaciteteve, sepse çështja nuk është vetëm te një helikopter apo te ndërgjegjësimi i vetë qytetarëve.
Sa i takon operimit nga ajri, për momentin nuk është e nevojshme, sidoqoftë mjetet e ajrit që operojnë me ujë janë të limituara. Pavarësisht insistimit nga Jonida Shehu, Çako nuk dha një numër të saktë të helikopterëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë