Zjarret nga bombolat e gazit në Elbasan, gjatë dimrit shtohen rastet në apartamente

13 Shkurt 2024 | 16:59

Zjarret në banesa janë problematika me e madhe me të cilën përballen forcat zjarrfikëse të Elbasanit gjate periudhës se dimrit.

7 deri në 10 raste zjarri në banesë evidentohen çdo muaj në Bashkinë e Elbasanit gjatë dimrit ndërsa shkak kryesor mbeten bombolat e gazit të papërshtatshme për ambientet e brendshme. Në më pak raste zjarret në banesa kanë pasur si shkak shkëndijat elektrike dhe kjo si pasojë e mbingarkesës së rrjetit për ngrohje.

“Kemi pas zjarre në banesa, pallate sidomos dhe kjo vjen për shkak të mbingarkesave elektrike, harresa e rezistencave, gatimet, dhe bombolat e gazit. Ata janë një problem i madh për qytetarët në shtepitë e banimit, sidomos bombolat e gazit që janë të vogla 5L, që janë për kampingje”, tha Enver Qepa, efektiv i Repartit Zjarrfikës në Elbasan.

Në Elbasan, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga zjarret, por dëmet materiale kanë qenë të mëdha.

“Raste ka pas nga me të ndyshme, janë djegur edhe dy dhuma, është djegur guzhina dhe është shpëtua dhoma tjetër. Por kuptohet që zjarri bën dëm, dhe atë që djeg e djeg, dhe dhomën tjetër e tymos,  ajo është shpi dhe paisjet që ka duhet ti heqin. 01:57 “Ku bie zjarri dihet që dëmet ajnë të mëdhaja po jetë njërzish nuk kemi pas dhe kjo është kryesorja për ne”, tha Enver Qepa, efektiv i Repartit Zjarrfikës në Elbasan.

Specialistët këshillojnë për kujdes të shtuar kryesisht për ata që përdorin bombolat e gazit nw banesa.

“Gazi është shumë i rrezikshëm dhe faktikish kush mban gaz duhet te vihet një sinjal, për sinjalizimin e rrjedhjes së gazit. Dhe ajo kur ka rrjedhje te sinjalizon, dhe te njofton që këtu ka një problem. Këto kushte ata nuk i bëjnë dhe janë të rrezikshme”, tha Enver Qepa, efektiv i Repartit Zjarrfikës në Elbasan.

Rasti me i fundit i zjarrit në banesë ishte në Lagjen “11 Nentori”, ku hyrja e një pallati u dogj plotësisht si pasojë e një shkëndije elektrike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit

Tava e Elbasanit mbetet një nga simbolet më të forta të identitetit të qytetit. Në Festën e Tavës, të organizuar në qendër të Elbasanit, qindra...
17:35 | 18/07/2026

Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat e sigurisë për tre punonjëset e Postës Shqiptare, të cilat akuzohen për...
15:14 | 18/07/2026

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)

Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën...
14:15 | 18/07/2026