Zjarri në Delvinë vijon të jetë aktiv, mbi 2 mijë banorë të evakuuar

26 Korrik 2025 | 08:27

Zjarri që përfshiu fshatrat Kalasë, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçëz dhe Palavli, në Njësinë Administrative Vergo, bashkia Delvinë, vijon të jetë aktiv. Vatra kryesore ndodhet aktualisht në kodrën përballë fshatit Palavli, si dhe në zonën sipër baxhos në fshatin Kopaçëz, ku dyshohet se flakët mund të jenë përhapur edhe në malin mbi Borsh.

Si masë sigurie, rreth 2.000 banorë nga gjashtë fshatrat e prekur janë evakuuar një ditë më parë, për të shmangur rrezikun ndaj jetës dhe pronës.

Sipas të dhënave paraprake, janë djegur 11 banesa, si dhe kisha e fshatit Senicë, Shën Dhimitri. Dëmet materiale përfshijnë gjithashtu sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore, pemëtari, ullishte dhe blegtori.

Tre persona kanë pësuar djegie si pasojë e përhapjes së flakëve, ndërsa autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencës janë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të mbajtur nën kontroll vatrat aktive të zjarrit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026