Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit

8 Qershor 2025 | 12:37

Një zjarr i madh ka përfshirë fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane në lagjen “24 Maji” në Vlorë, më datë 7 qershor 2025, rreth orës 12:18, për shkak të temperaturave të larta.

Pas kësaj, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Vlorës, disa zyrtarë të bashkisë janë vënë nën hetim për neglizhencë në detyrë, pasi dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për parandalimin dhe shuarjen në kohë të zjarrit, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

Në kuadër të hetimeve, janë proceduar penalisht Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë, F. T., 31 vjeç, si dhe përgjegjësi i Bordit të Kullimit, A. S., 36 vjeç. Gjithashtu, janë në hetim edhe tre punonjës të këtij bordi: L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të cilët ushtronin detyrën e manovratorëve.

Policia bën me dije se veprimet hetimore janë në vijim, ndërkohë që pritet të përcaktohen edhe përgjegjësitë konkrete për dëmet e shkaktuara në mjedis.

Njoftimi zyrtar:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë:

-referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. T., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë, A. S., 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë, L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë, pasi më datë 07.06.2025, rreth orës 12:18, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, si pasojë e temperaturave të larta, ka rënë zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe shtetasit e sipërpërmendur kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit”, njofton policia e Vlorës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të premte ditën e 55-të të saj, ndërsa tubimi i sotëm përkon me mbledhjen e...
20:06 | 24/07/2026

Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të premte në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku tashmë 3 persona kanë humbur jetën. Pas...
19:36 | 24/07/2026

73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin

Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit...
18:15 | 24/07/2026