Zjarri përfshin kullotën, rrezikohet karburanti në Gjirokastër
Një vatër zjarri në periferi të fshatit Mashkullorë, Gjirokastër ka rrezikuar të përfshijë edhe një pikë të tregtimit të karburantit.
Zjarri është shfaqur rreth orës 13.00 të ditës së sotme në një sipërfaqe kullote, në rrethinat e fshatit Mashkullorë.
Brenda pak minutash flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme duke rrezikuar të përfshinin edhe një karburant që ushtron aktivitetin anës rrugës kombëtare.
Në vendngjarje kanë shkuar tre automjete zjarrfikës ndërsa në operacionin për shuarjen e zjarrit janë përfshirë edhe efektivat e policisë, strukturat e Bashkisë Gjirokastër dhe banorë të zonës.
Ndërhyrja në kohë bëri të mundur lokalizimin e zjarrit dhe evitimin e rrezikut për pikën e karburantit, Ndërkohë vazhdon puna për shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kanabisi në repart shkakton “furtunë” te FA-të, lirohen nga detyra 14 ushtarakë
- Nxënësit në Florida do e lexojnë Shekspirin vetëm pjesërisht, ka përmbajtje seksuale
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen