Zonat problematike nga zjarret, ndërhyrje edhe nga ajri
Pesëmbëdhjetë vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, prej të cilave 12 janë shuar, sipas të dhënave nga nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile.
Vatrat e raportuara së fundmi ishin në Skrapar, Prrenjas, Shijak, Lushnje, Fier, Selenicë, Vlorë, Fushë Arrëz, Vau Dejës, Shkodër, Has dhe Kavajë.
Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 368 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 26 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.
Helikopteri ka operuar në fshatin Ndërshen, Bashkia Mirditë dhe në fshatin Shetël, bashkia Shijak.
Aktualisht janë aktive vatrat në fshatrat Ndërshen të Mirditës dhe Vinjollë të Kurbinit.
LEXONI GJITHASHTU
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët