Zotimi i Ramës për drejtësi dhe kokaina në Durrës, 5 ngjarje
- Rama zotohet në Bruksel: Askush s’është imun ndaj drejtësisë në Shqipëri
“Askush nuk është imun ndaj drejtësisë, as pozita, as tesera e partisë nuk mund t’i ndihmojë më”. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE që po zhvillohet në Bruksel.
Lexoni për më shumë: Rama zotohet në Bruksel: Askush s’është imun ndaj drejtësisë në Shqipëri

- Sondazhi/ Çfarë mendonin shqiptarët vitin e kaluar për integrimin në BE
Një në katër shqiptarë besojnë se Shqipëria nuk do të bëhet asnjëherë pjesë e Bashkimit Europian.
Gjithashtu, më shumë se një në katër prej tyre besojnë se integrimi mund të kërkojë 15 vjet ose më shumë kohë që të ndodhë.
Lexoni për më shumë: Sondazhi/ Çfarë mendonin shqiptarët vitin e kaluar për integrimin në BE

- Sulmi kibernetik, rikthehen faqet e ministrive dhe sistemi i fiskalizimit
“Kunderofensiva e AKSHI-t dhe aleateve ndaj sulmit kibernetik po ecën me ritme të shpejta dhe në përputhje me planin e emergjencës”.
Kështu njofton Kryeministria në lidhje me sulmin kibernetik në Shqipëri, ku nënvizoi se faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i Fiskalizimit janë rikthyer në funksion të plotë brenda 12 orësh.
Lexoni për më shumë: Sulmi kibernetik, rikthehen faqet e ministrive dhe sistemi i fiskalizimit

- Para gjykatës të arrestuarit për kapjen e 60 kg kokainë në anije
Më 17 maj u kapën 53 pako me kokainë në portin e Durrësit, të ndara në 2 çanta. Lënda narkotike është gjetur në një anije qymyri ‘Unistream’, që transportonte 6 500 ton qymyr, ndërsa kokaina është gjetur në hambar në mes të qymyrit.
12 të arrestuarit kanë mbërritur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Lexoni për më shumë: Para gjykatës të arrestuarit për kapjen e 60 kg kokainë në anije

- Detaje nga grabitja e kontejnerit me kokainë në Durrës
Një kontejner i ardhur me banane nga Amerika Latine është gjetur i hapur në portin e Durrësit.
Personat kanë marrë nga aty disa arka në të cilat dyshohet se ka pasur kokainë. E gjithë situata u ka shpëtuar punonjësve të sigurisë duke bërë që autorët të larohen pa problem.
Lexoni për më shumë: Detaje nga grabitja e kontejnerit me kokainë në Durrës
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:50 Mrekulli në Everest, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur