Zv.konsullja e SHBA: Aplikimet për viza amerikane janë rritur me 60%

30 Mars 2022 | 20:16

Interesi i shqiptarëve për të aplikuar për një vizë amerikanë ka ardhur duke u rritur vitet e fundit.

Zv.konsullja e SHBA për Shqipërinë Krystal Overmyer, në një intervistë për Euronews Albania tha se në vitin 2019 janë dhënë 11 mijë viza amerikane për shqiptarët nga 5 mijë në vitin 2014.

“Në 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë shërbimet tona u prekën nga situata, dhe ne dhamë shume pak viza. Por pas mbylljes së vitit të shkuar dhe deri sot në po punojmë shumë fort për të ofruar shërbime dhe për të rritur kapacitetet tona për dhënien e vizave turistike. Ne e vlerësojmë durimin tuaj, dhe dua ta dini që po punojmë shumë fort që të procedojmë me sa më shumë viza, në mënyrë të sigurt dhe shpejt. Në vitin 2014 ambasada e Tiranës ka marrë më pak se 5 mijë viza kurse në vitin 2019 rreth 11 mijë”, tha zv.konsullja.

Ajo sqaroi se zgjatja e vlefshmëria së vizave amerikane me 10 vjet nuk nënkupton që shqiptaret mund të qëndrojnë në SHBA për 10 vite, por që mund ta përdorin vizën për një periudhë më të gjatë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026

Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe...
12:37 | 14/07/2026