Komiteti Teknik po mbahet i fshehtë? Braçe në debat të nxehtë me Ilva Taren
Zv. kryeministri, Erion Braçe i konsideroi të suksesshme masat e vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen masive të COVID-19. Gjatë intervistës së dhënë për ‘Ilva Now’, ai foli dhe për pikëpyetje e ngritura mbi përbërjen e Komitetit Teknik që propozon masat kufizuese. Ai e konsideroi këtë si çështje “banale”, duke iu referuar kritikave të ngritura nga disa eksponentë të opozitës.
“Dyshimi është njerëzor, por kam përshtypje që po të hyni në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë do të shihni se, që nga mesi i muajit janar është mbledhur rregullisht dhe janë njerëz që po punojnë me përkushtim”, deklaroi z. Braçe duke nënvizuar se, Komiteti Teknik është i njëjti me Task-Forcën për menaxhimin e situatës së COVID-19.
Sa i takon procesit të hapjes, zv.kryeministri theksoi se, vihet re një mos respektim i distancimit fizik pas masave të dyta lehtësuese.
“Qeveria vendos masa, janë qytetarët ata që duhet t’i respektojnë. Ka pasur kritika për masat e deritanishme, dita e sotme tregon më së mirë se sa të nevojshëm dhe të domosdoshme ishin ato masa që qeveria ka marrë nga data 9 mars deri ditën e diel, dje. Po të shihnit njerëzit, pothuajse të gjithë nuk kanë respektuar distancimin fizik. Sot ishin në grupe dhe kjo sjellje nuk ne ndihmon hapjen e mëtejshme të Shqipërisë. Duhen të respektohen masat e distancimit fizik”, u shpreh z. Braçe.
I pyetur se përse qeveria nuk i ka marrë parasysh propozimet e bëra opozita, z. Braçe u përgjigj se nuk e sheh si model suksesi Partinë Demokratike në menaxhimin e ndonjë krize. Ai përmendi si shembuj suksesi Portugalinë dhe Zelandën e Re sa i takon menaxhimit të pandemisë së COVID-19.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 20:33 U ngjitën në majë të Empire State për të shpalosur një banderolë, arrestohet çifti pas propozimit për martesë
- 20:24 Rifillojnë transportet direkte të mallrave nga Emiratet Bashkuara Arabe në Iran
- 20:20 Kina i kërkon SHBA-së të ketë kujdes Tajvanin dhe marrëdhëniet të jenë të qëndrueshme
- 20:12 “PlayStation” nuk do përdorë lojëra në disqe duke nisur nga 2028-a
- 20:11 Anglia siguron fitoren në minutat e fundit ndaj Kongos, Kane vendimtar me dy golat e tij
- 20:06 Irani: Do të përdorim një pjesë të fondeve të ngrira për mallra të nevojshme