Zv. Kryeministri, Haki Abazi: Partitë e vjetra u tremben zgjedhjeve, VV ka dyfish mbështetje
Situata politike në Kosovës mbete ende e paqartë që pas mocionit të mosbesimit për qeverinë “Kurti” që mori shumicë në Parlament. Pas bashkëjetesës për vetëm 51 ditë me Lëvizjen Vetëvendosje, tashmë Lidhja Demokratike e Kosovës po synon të krijojë vetë qeverinë në bashkëpunim me partitë e tjera përveç VV-së dhe PDK-së që ka vendosur të qëndrojë në opozitë.
Zv. Kryeministri i Kosovës, Haki Abazi gjatë një interviste në ‘Balkan Talks’, thotë se prishja e koalicionit ka qenë i orkestruar dhe sipas tij vjen për shkak të “borxhit” që Isa Mustafa ka ndaj Presidentit, Hashim Thaçi. Sipas z. Abazi pikërisht këtë gjë kanë bërë dhe ministri i Brendshëm, Agim Veliu që më pas u shkarkuar nga kurti duke dalë kundër qeverisë dhe pro Presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme me synimin për t’i marrë kryeministrit kompetencat.
“Nuk bëhet fjalë për të gjithë LDK-në por një pjese të Kryesisë së saj dhe kryesisht liderit, Isa Mustafa. Si duket ai ka ende borxhe të pa lara ndaj z. Thaçi. Pasi kronologjia e bashkëpunimit tregon se, Mustafa i bëri votat që Thaçi të zgjidhej President ndërsa tani pavarësisht votës së 6 tetorit, kryesisht votuesit zgjodhën VV dhe LDK për kryeministër, dhe si duket u bë një trik ku u vendos Vjosa Osmani në krye të listës por duke mos e respektuar fare fuqinë vendimmarrëse të saj. Më andej vonesat gjatë negociatave dhe mos tregimi i emrit për President që insistohej nga LDK”, shprehet zv. kryeministri i Kosovës.
“Ata që orkestruar rrëzimin e qeverisë, e kam fjalën për Presidentin Thaçi dhe kreun e LDK, Mustafa po përballen me realitetin ku e para është përkrahja e jashtëzakonshme e qytetarëve të Kosovës si kurrë ndonjëherë më parë për qeverinë “Kurti” dhe menaxhimin tonë për situatën e COVID-19. Nga ana tjetër është dhe realiteti Kushtetues. Të gjitha praktikat e deri tanishme në rastet e moçonit të mosbesimit, kemi shkuar në zgjedhje të reja”, ka shtuar z. Abazi.
Zv. kryeministri i Kosovës më tej thotë se, dhe faktori ndërkombëtar është përfshirë në këtë situatë politike ku ndodhet Kosova dhe kjo ka të bëjë me aspektin e dialogut Kosovë-Serbi. Ai thotë se, ambasadori, Richard Granell nuk ka njohuri për këto negociata dhe nga ana tjetër nuk është përgjegjësi e tij sa kohë që Vuçiç dhe Thaçi janë shprehur dakord për shkëmbim territori. Nga ana tjetër, zv. Kryeministri i Kosovës thotë se, kanë mbështetjen e Merkel dhe Makron për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme me Serbinë dhe që çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Është e vërtetë që z. Granell është i dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan, por z. Trump nuk është SHBA. SHBA është një shoqëri me diversitet të jashtëzakonshëm. Kjo nuk do të thotë se qeveria e Kosovës nuk ka të drejtën të kërkojë një dialog të mirë përgatitur sepse siç e thash jemi 20 vite që hyjmë në dialogje të papërgatitura”, është shprehur z. Abazi.
Zv. Kryeministri i Kosovës tha se nga zhvillimet e fundit politike në Kosovë mbështetja për VV-në është dyfishuar dhe kjo i frikëson partitë e tjera që të shkojnë në zgjedhje. I pyetur me mundësinë e rikthimit tek protestat nga ana e Vetëvendosjes nëse nuk do të jenë më në qeveri, z. Abazi nuk e përjashtoi një gjë të tillë.
“Demokracia nuk është mendim i partive politike por vullnet i qytetaëve. Tashmë është e qartë se mbështetja për VV-në ëshë dyfishuar, ndërsa partitë që orkestruan rrëzimin e qeverisë i frikësohen zgjedhjeve të lira.
Ne dëshmuan që dimë të bëjmë më mirë qeverisjen. Ne do të preferonim që të ishim zbatues të vullnetit dhe dëshirës së qytetarëve të Kosovës. Por brenda një pellgu politik që është krijuar gjatë 20 viteve të fundit nuk duhet pritur që gjithçka të jetë mjaltë. Ne nuk duam të baltosemi, por për të nxjerr vendin nga balta, do të duhet që t’i bëjmë duart dhe me baltë. A do të kthehemi te protesta? Nëse nuk respektohet ajo që thotë Kushtetuta, ku thuhet se qeveria qëndron në detyrë deri në momentin kur bëhen zgjedhjet, atëherë edhe ne do të jemi në një hap me procesin që është përshkruar në gjykatë. Protestat janë instrument demokratik”, deklaroi z. Abazi.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri