Zv. kryeministri i RMV, Bytyçi: Ekonomia, sfida e parë e qeverisë
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi të orët e vona të së dielës qeverinë e re me 62 vota pro, 51 kundër dhe asnjë abstenim, pas një debati dyditor. Në krye të ekzekutivit u zgjodh Zoran Zaev, kreu i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë së Veriut, i cili në zgjedhjet e 15 korrikut fitoi numrin më te lartë të vendeve në Parlament.
Pjesë e qeverisë së re janë LSDM me 11 ministra, 6 nga partia shqiptare BDI, ndërsa partitë BESA dhe Partia Liberal-Demokratike kanë secila nga një post ministror. 8 ministra të kabinetit qeveritar janë shqiptarë.
Fatmir Bytyçi, i cili do të mbajë pozitën e zv. kryeministrit për çështjet ekonomike, gjatë një interviste për Euronews Albania u shpreh se sfidat e qeverisë janë “ballafaqimi me krizën ekonomike dhe dëmet e COVID-19”.
Z. Bytyçi theksoi se po diskutohet për ofrimin e një pakete të katërt të ndihmës ekonomike pas tri pakove të para që përfshinin një ndihmë prej 550 milionë euro në total.
“Mendojmë se duhet dhe një pako e re ekonomike pasi askush nuk mund të parashikonte këtë pandemi dhe zgjatjen e saj. 140 mijë vende pune që ishin të kërcënuara arritëm ti mbanim. 30 mijë është numri total i vendeve të humbura të punës”, u shpreh zv. kryeministri i RMV-së.
“Të gjithë ata që mbesin pa punë kanë një ndihmë deri sa të kthehen në tregun e punës. Ne i quajmë kërkues aktiv të punës dhe marrin një ndihmë dy deri në katër muaj. Edhe pakoja e katër do të ketë të bëjë me stimulimin e rritjes së konsumit. Do ofrojmë ndihmë për kategori në nevojë dhe sektorët e ekonomisë që janë prekur më shumë gjatë kësaj periudhe”, shtoi z. Bytyçi.
Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas votimit të kabinetit të ri qeveritar tha se, i gjithë fokusi i Qeverisë së re do jetë në ngritjen ekonomike të shtetit, rrugëtimin euroatlantik dhe sundimin e së drejtës, por edhe kultivimin e mirëkuptimit të ndërsjellë mes të gjithë grupeve etnike në shtet.
Lexoni gjithashtu:
Qeveria e re në RMV, Artan Grupi i BDI-së: Prioritete kyçe janë ekonomia dhe sundimi i ligjit
Parlamenti i RMV-së voton qeverinë e re, Zaev: I gjithë fokusi te ekonomia
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane