Zv.ministri i Shëndetësisë|Barnat e reja të rimbursuara, në fokus sëmundjet tumorale
Vetëm një javë më parë qeveria i dha dritën jeshile listës së re të barnave për vitin 2024, duke e pasuruar atë me 50 barna të reja.
Përditësimi i listës së barnave me 50 ilache të reja, do të bëj të mundur trajtimin e më shumë sëmundjeve, duke nisur nga ato tumorale, të zemrës apo neurologjike.
Në një intervistë për Euronews Albania zëvendësministri i shëndetësisë, Niko Hyka thotë se lista e re rrit numrin e përfituesve dhe shton diagnozat që mbulon.
Synimi i ekspertëve që bënë dhe përditësimin e listës së barnave, kishin në fokus mbulimin e diagnozave që më parë thuajse nuk ishin të përfshirë, por edhe sëmudnjet tumorale që po njohn rritje.
“Ne sot shkojmë në një mbulueshmëri deri në 95% të diagonozave. Për sëmundjet tumorale kemi futur në listë 8 principetë reja, si kanceri i prostatës, pulmonit, leuçemia miloide etj. , që më parë nuk mbuloheshin” –thotë Hysa.
Paralel me shtimin e barnave të reja, listës ekzistuese ju hoqën 8 barna që nuk ishin më pjesë e skemave të mjekimit.
Aktualisht lista e re përmban 1342 barna dhe kjo nuk është shoqëruar me kosto shtesë finaciare.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West