Zvicra i bashkohet masave shtesë në paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë
Qeveria e Zvicrës, Këshilli Federal, ka vendosur ti bashkohet masave shtesë në paketën e 18-të të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, sipas një deklarate në faqen zyrtare.
Qeveria zvicerane ka vendosur të shtrëngojë kufizimet e eksportit për mallrat që “mund të forcojnë industrinë ruse dhe të kontribuojnë në përmirësimin ushtarak dhe teknologjik të Rusisë”. Kufizimet e eksportit tani mbulojnë artikuj shtesë, duke përfshirë kimikatet, përbërëse për lëndët shtytëse dhe metale e plastika të caktuara.
“Këshilli Federal vendosi që Zvicra do të miratojë masa të mëtejshme nga paketa e 18-të e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, si dhe masat shtesë të BE-së kundër Bjellorusisë. Masat e reja përqendrohen në tregtinë e mallrave dhe në sektorët financiarë dhe të energjisë dhe do të hyjnë në fuqi më 30 tetor”, thuhet në deklaratë.
Për më tepër, Këshilli Federal e transformoi ndalimin ekzistues për ofrimin e shërbimeve të specializuara të veprimeve financiare me 23 banka ruse në një ndalim të plotë transaksionesh dhe shtoi 22 banka të tjera në listën e subjekteve që i nënshtrohen këtij ndalimi.
“Ndalimi i investimit në projekte të bashkëfinancuara nga Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), në fuqi që nga 4 marsi 2022, është zgjeruar në një ndalim të plotë të të gjitha transaksioneve me RDIF dhe nën-fondet dhe kompanitë e tij”, sipas deklaratës.
Megjithatë, Zvicra aktualisht nuk po i vendos këto masa dy bankave rajonale kineze që bien nën ndalimin e transaksioneve të BE-së.
“Këshilli Federal vendosi gjithashtu të ndalojë importin e produkteve të rafinuara të naftës të përftuara nga nafta bruto ruse në vendet e treta, me përjashtim të Kanadasë, Norvegjisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në deklaratë.
Zvicra po zbaton gjithashtu një ndalim transaksionesh në tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe 2, “duke bllokuar në mënyrë efektive përfundimin, mirëmbajtjen, funksionimin ose çdo përdorim të ardhshëm” të tyre, tha qeveria.
LEXONI GJITHASHTU:
Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë