Zyra e Kurtit për Review: Në Davos fola që Kosova duhet në BE! Gati për bashkëpunim me SHBA

25 Janar 2026 | 21:09

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti këtë të diele ka reaguar ekskluzivisht për emisioni “Review” lidhur me Forumin Ekonomik Botëror që u mbajt në Davos. Zyra e Kurtit në përgjigjen e tij zbuloi detaje nga ky forum dhe nga takimet e zhvilluara nga kryeministri i Kosovës.

Gjatë takimit të Kurtit me Komisioneren për Zgjerim Marta Kos, kryeministri ka theksuar rëndësinë e trajtimit serioz të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe marrja e statusit të vendit kandidat.

“Për herë të dytë qeveria e Kosovës e organizon Shtëpinë e Kosovës në Davos të Zvicrës. Kryeministri Kurti merr pjesë në ngjarjet që organizohen atje si dhe ka takime bilaterale me përfaqësues të lartë të shteteve aleate, mike dhe partnere, jo vetëm në Shtëpinë e Kosovës, por edhe në margjina të Forumit Ekonomik Botëror.

Këtë vit, Kryeministri Kurti ishte i ftuar edhe në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Davos, për të marrë pjesë në një panel diskutimi, ndërsa ishte prezent edhe gjatë fjalimit të President Trump, të mbajtur ditën e mërkurë të kësaj jave.

Takime të tjera bilaterale, u zhvilluan me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, Kryeministrin e Luksemburgut Luc Frieden, këshilltarin për Siguri Kombëtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Poëell, ministrin e Promovimit të Eksportit, Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit Ekonomik të Kanadasë, Maninder Sidhu, ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Estonisë, Erkki Keldo, ministrin e Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Ripërtërishme, njëherësh ministër në detyrë i Financave dhe ministër i Shtetit për Çështjet Ekonomike dhe Investimet të Shtetit të Kuvajtit, Dr. Sabeeh Al-Mukhaizeem.

Me Komisioneren Kos, temë kryesore e ngritur nga Kryeministri ishte rëndësia e trajtimit serioz të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe marrja e statusit të vendit kandidat.

Me shtetet partnere u diskutuan një sërë temash, mes të cilave mundësitë për investime të huaja, fuqizim i bashkëpunimit në sektorë me interes të përbashkët si industria minerare, teknologjia, digjitalizimi, energjia, mbrojtja”, shkruhet në reagimin e zyrës së kryeministrit Kurti për Review.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026