Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë tregon mbi shëndetin e Papa Françeskut

27 Shkurt 2025 | 20:15
Një komunikatë e Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë mbrëmjen e ksaj të enjte konfirmon se gjendja klinike e Papa Françeskut po tregon përmirësim.
Deklarata e plotë:

“Gjendja klinike e Atit të Shenjtë konfirmohet të jetë sërish në përmirësim ditën e sotme.

Ai alternoi terapinë e oksigjenit me rrjedhje të lartë me një maskë Ventimask. Për shkak të kompleksitetit të pamjes klinike, nevojiten ditë të tjera të stabilitetit klinik për të sqaruar prognozën.

Në mëngjes Ati i Shenjtë iu nënshtrua fizioterapisë respiratore, duke e alternuar me pushimin. Pasdite, pas një seance shtesë fizioterapie, ai kaloi kohë në lutje në kapelën e banesës së tij private në katin e 10-të, ku mori Eukaristinë. Më pas u angazhua në aktivitete pune”, thuhet në njoftim.

Kjo deklaratë, e dhënë nga zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë të enjten në mbrëmje, erdhi ndërsa Papa vazhdon të trajtohet për pneumoni dypalëshe në spitalin Gemelli të Romës. Ai ndodhet në spital që prej datës 14 shkurt, pas një periudhe bronkiti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026