Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë: Ishim në dijeni për sulmin në Katar

9 Shtator 2025 | 19:47

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë thënë Reuters se SHBA-të u njoftuan përpara sulmit të Izraelit në Doha të Katarit.

Mediat izraelite raportuan më parë se Donald Trump i dha dritën jeshile sulmit izraelit në Katar.

Sulmi i Izraelit ndaj Katarit ka ngritur menjëherë pikëpyetje mbi shkallën e dijenisë apo përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në këtë operacion.

Kryeqyteti i Katarit, Doha, u trondit nga shpërthime të fuqishme këtë të martë, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka kryer një sulm ajror që kishte në shënjestër drejtues të nivelit të lartë të Hamasit.

Në një deklaratë të shkruar, ushtria izraelite konfirmoi se objektiv i sulmit ishin figura të larta të Hamasit, por nuk dha detaje mbi vendndodhjen e saktë apo mbi viktima të mundshme. Megjithatë, një zyrtar izraelit, duke folur në kushte anonimiteti për kanalin televiziv Channel 12, pohoi se shpërthimet në Doha ishin rezultat i një operacioni të ushtrisë izraelite që synonte eliminimin e krerëve të Hamasit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026