Zyrtari: Gjermania ka nevojë emergjente për mjekë dhe edukatorë
Bledar Maliqi, njohës i politikave të emigracionit tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se Gjermania ka nevojë emergjente për mjekë, infermierë dhe mami.
Një tjetër sektor ku shteti gjerman ka nevojë për personel është dhe arsimi. Sipas Maliqit ka nevojë për edukatore në kopshte.
“Kryesisht është sektori shëndetësor, pra mjekë, infermierë, mami. Është sektori i edukimit të fëmijëve, edukatorë kopshtesh, çerdhesh. Më para nuk imagjinohej që dikur nga jashtë të vijë të punojë si edukatore sepse vetë sistemi ka qenë shumë rigoroz, i lidhur me shumë kushte përsa i përket formimit profesional,” – u shpreh Maliqi.
Tashmë e gjithë kjo barrierë ka rënë poshtë sepse gjithkush që ka eksperiencën dhe arsimin e duhur mund të aplikojë në sektorin arsimor në Gjermani duke qenë se ka nevojë për punonjës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:18 Ministrja Ismaili opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj
- 12:08 Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç
- 11:58 Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)
- 11:53 Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë
- 11:50 Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca
- 11:46 Kuvendi e miraton, më 30 korrik seanca e ardhshme plenare