Zyrtari i energjetikës në RMV: Do ketë rritje të çmimit të energjisë, s’do mungojnë kufizimet në furnizim
“Situata është alarmante dhe do të ketë rritje të çmimit’’, deklaroi për Euronews Albania Kushtrim Ramadani, Drejtor i MEPSO, Operator i sistemit elektrotransmetues i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Z. Ramadani tregoi se kriza energjetike ka filluar para 2 muajsh dhe se pasojat do të jenë të jashtëzakonshme, pasi RMV-ja është vend i varur plotësisht nga importi i energjisë elektrike.
“Nuk besoj se ka vend që është në gjendje më të keqe se Maqedonia e Veriut. Ne kemi ngelur me 10% të rezervave ujore. Në kohët e ardhshme do të kemi dy probleme, teknike dhe financiare”, tha ai, teksa shtoi se është vetëm çështje kohe rritja e çmimit të energjisë.
Z. Ramadani përmendi edhe shkurtesat me furnizim të energjisë elektrike, të cilat tha se nuk do të mungojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rritja e çmimit të karburanteve nga kriza botërore e energjisë, thotë Rama
- Kriza energjetike, eksperti: S’do ketë pasoja të menjëhershme tek qytetarët
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 19:47 Nis marshimi, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
- 18:54 Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
- 18:48 50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2
- 18:34 Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore