Zyrtari i SHBA për projektin e litiumit në Serbi: Mundësi e madhe që nuk vjen shpesh

11 Tetor 2024 | 08:17

Nënsekretari i SHBA-së për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose Fernandez, tha më 10 tetor se projekti “Jadar” është një mundësi e madhe për Serbinë që “nuk shfaqet aq shpesh”.

Fernandez, pas një takimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd, tha se hapja e një miniere litiumi në perëndim të Serbisë do të bënte të mundur prodhimin e baterive për mbi një milion automjete elektrike në vit.

“Do t’i shtojë Serbisë një deri në tre për qind të produktit kombëtar bruto, dhe në të njëjtën kohë do të ndihmojë botën në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Kjo është një mundësi për Serbinë që të përfitojë nga kjo sfidë brezash. Është një mundësi që nuk vjen aq shpesh”, tha Fernandez.

Zyrtari amerikan theksoi se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin diskutimin publik që po mbahet në Serbi për projektin “Jadar” të kompanisë ndërkombëtare “Rio Tinto”.

“Ne do të donim të shohim se si SHBA mund të kontribuojë në atë debat, i cili duhet të bazohet në shkencë dhe fakte”, tha Fernandez.

Ai përkujtoi se Serbia para disa javësh iu bashkua Partneritetit për Sigurinë e Mineraleve dhe se do të punojë së bashku me 14 shtete dhe me Bashkimin Evropian.

“Ne besojmë se investimi në mineralet kritike në mbarë botën duhet të sjellë përfitime për komunitetet dhe të respektojë standardet e larta mjedisore,” tha Fernandez.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026