Zyrtari ukrainas: Shqipëria, pjesë e NATO-s, mos anashkaloni kërcënimet

23 Gusht 2022 | 19:51

Ish-këshilltari i ministrit të punëve të Brendshme në Ukrainë, në një intervistë për Euronews Albania, është shprehur se bazat ushtarake duhet të kenë më shumë siguri.

Volodymyr Martynenko tha se Shqipëria, duhet të jetë më e vëmendshme ndaj kërcënimeve ruse, pasi tashmë është pjesë e NATO-s. Ai e quajti tradhtar ukrainasin i cili ishte bashkë me rusët që tentuan të futen në depon e armatimeve në Gramsh.

“Para së gjithash organet e hetimit duhet të vërtetojnë pse e kanë bërë këtë dhe nëse nuk janë spiunë. Nuk e përjashtoj faktin që ata mund të mbledhin informacion për ndonjë vend tjetër,” – u shpreh zyrtari.

Martynenko e quajti të tmerrshëm gabimin e tre shtetasve, ndërsa theksoi se do të duhet të përgjigjen para ligjit për këtë gabim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026