Zyrtarja mori çantë Louis Vuitton për Krishtlindje, detaje nga skandali i diplomave

17 Shtator 2024 | 12:36

Gazetarja italiane e medias “La Repubblica”, Chiara Spagnolo ka thënë në një intervistë për Euronews Now se çështja për diplomat false që ju jepeshin studentëve italianë nga univeristete private shqiptare përfshin më tepër akuza ndaj palës italiane, sesa asaj shqiptare.

Sipas gazetares, kjo është hera e parë që një skandal i tillë përfshinë Shqipërinë, pasi në të kaluarën është tentuar vazhdimisht e njëjta gjë, por nga shtete të tjera.

Hetimet, sipas saj kanë përfshirë zyrtaren, Sh.T. e cila dyshohej se ishte korruptuar në një rast me një çantë të shtrenjtë të markës Louis Vuitton në vlerën e 2 mijë eurove.

“Nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në Itali sepse fatkeqësisht në vite është dhënë mundësia shumë universiteteve dhe eniteteve arsimore që të menaxhojnë formimin e studentëve, në ven të univeristeteve publike. Shumë personazhe të përfshirë kanë qenë të përfshirë edhe në hetime në të kaluarën e me shumë mundësi është hera e parë që këto hetime prekin edhe Shqipërinë.”-sqaroi gazetarja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026