Blinken kërkon përjashtimin e Rusisë nga UNHCR
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Rusia duhet të përjashtohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (UNHCR), teksa dënoi abuzimet e Rusisë, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar humanitar si rezultat i sulmit për pushtim ndaj Ukrainës.
“Me arsye mund të pyetet nëse një shtet anëtar i OKB-së që përpiqet të marrë nën kontroll një shtet tjetër anëtar të OKB-së – ndërkohë që kryen abuzime të tmerrshme të të drejtave të njeriut duke shkaktuar vuajtje masive humanitare – duhet të lejohet të qëndrojë në këtë Këshill”, tha Blinken.
Në këshill janë 47 shtete anëtare, të cilat zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ku një prej tyre është Rusia.
Blinken kritikoi gjithashtu vende si Kina, për mosdeklarim të qartë të faktit se Rusia është autori i vetëm i kësaj krize.
“Anëtarët e këshillit duhet të ndalojnë përdorimin e gjuhës që nënkupton se të gjitha palët mbajnë përgjegjësi të barabartë për sulmin e paprovokuar të njërës palë. Kjo nuk është e paanshme – është e gabuar – dhe nuk arrin të vendosë përgjegjësinë aty ku i takon. E njëjta gjë vlen edhe për anëtarët që argumentojnë, në mënyrë të rreme, se denoncimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut po ‘politizon’ situatën”, ka shtuar ai.
Blinken ftoi UNHRC-në që të bashkohet për faktuar dhe parandaluar një luftë edhe më vdekjeprurëse.
“Këto janë shkeljet e të drejtave të njeriut që ky Këshill është krijuar për të ndaluar. Nëse nuk mund të bëhemi bashkë tani, kur do të bashkohemi?”, tha Blinken.
Sot gjatë gjithë ditës organizatat ndërkombëtare humanitare kanë alarmuar për një katastrofë të mundshme humanitare.
UNHCR tha se deri më tani më shumë se 660 mijë ukrainas janë detyruar ta lëshojnë vendin e tyre, ndërsa që një numër më i madh i refugjatëve janë ende brenda territorit të Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 13:30 Makina përmbyset pas përplasjes në aksin Lushnjë–Berat, 6 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë (VIDEO)
- 13:29 Dhunoi gazetarin në Tiranë, shpallet në kërkim autori
- 13:18 Presidenti bjellorus fal 32 të dënuar, 28 prej të cilëve u burgosën për ekstremizëm
- 13:17 BE vendos tarifë 3 euro për importet e lira online, preken platformat e njohura të shitjeve
- 13:10 Trump poston një shqiponjë gjigante mbi Shtëpinë e Bardhë, mediat amerikane vënë në dyshim autenticitetin
- 13:03 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në