Zoran Zaev i dorëzon zyrtarisht partinë Kovaçevskit
Pasditen e sotme në selinë e LSDM-së është realizuar pranim-dorëzimi i funksionit të kryetarit të partisë.
Nga LSDM bënë me dije se ish-kryetari Zoran Zaev ka uruar kryetarin e sapo zgjedhur Dimitar Kovaçevski për fitoren në zgjedhjet brendapartiake.
“Kryetar, të uroj fat, mençurinë e ke, ta mbrosh këtë parti të madhe dhe shtet-formuese, të kujdesesh për socialdemokracinë, të kujdesesh për unitetin dhe ruajtjen e lirisë dhe demokracisë në vendin tonë, si dhe në parti. Ju uroj një mandat të suksesshëm si kryetar i LSDM-së, zgjedh një udhëheqje të urtë që të gjithë do ta ndjekim. LSDM është shtyllë e shtetësisë”, tha Zaev.
LSDM informoi se Kovaçevski e falënderoi Zaev për kontributin në parti dhe Qeveri.
“Ju falënderoj edhe për vendimet e mençura që ke marrë për partinë, por edhe për vendin, falë të cilave sot vendi është anëtar i NATO-s dhe jemi në prag të fillimit të negociatave me BE-në. Faleminderit që latë një parti me një trashëgimi që ka potencialin më të madh në kuadro. Dëshiroj t’ju uroj shëndet dhe lumturi në jetën tuaj personale dhe profesionale”, tha Kovaçevski.
Dorëheqja e Zaev nga funksioni i kryetarit të LSDM-së erdhi si pasojë e rezultatit të zgjedhjeve lokale.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 21:34 Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane
- 21:32 Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
- 21:26 Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës