Rriten çmimet e banesave në Shkodër, sa kushton një shtëpi në qytetin verior

27 Shkurt 2024 | 16:48

Nëse ke vendosur që të blesh një shtëpi të re në qytetin e Shkodrës, atëherë nuk duhet të presësh dhe shumë. Nëse me parë një metër katror në qendër të qytetit ka kushtuar nga 800-1000€ metri katror, tashmë është e vështirë të gjesh shtëpia që vlerësohen me pak se 1300€ metri katror.

Kërkesa e madhe për të blerë banesë por dhe për të marrë me qira një të tillë ka rritur së tepërmi çmimet.

Tashmë kryeqendra e veriut është një nga zonat më të preferuara të investitorëve për vete perspektivën e zhvillimit që ka ky qytet.

“Momentalisht çmimet e ndërtesave të reja janë më 1300€ metri katror, një ndryshim shume i shpejtë që ka ndodhur sidomos në dy vitet e fundit nga 100€ në vit minimumi. Kështu që shohim një rritje shumë të madhe progresive me vitet e ardhshme”,tha Gerti Koxha, agjent imobiliar.

Rritje të konsiderueshme ka pasur edhe tek banesat që merren me qira të cilat në të shumtën e rasteve po përdoren për qëllime biznesi në platforma të huaja.

“Rritja ka qenë shumë e madhe sidomos vitin e fundit . Ka pasur një shpi që është lëshuar 270-300€ vjet, sot është 350-400€ . Është rritur ekstremisht shumë pasi njerëzit janë duke i përdorur për Arbnb sepse edhe hoteleria nuk është e mjaftueshme për vendin dhe turistët shpresojnë me gjet edhe shtëpi në Arbnb, por numri është i limituar”, tha Gerti Koxha, agjent imobiliar.

Në fund agjenti imobiliar këshillon të gjithë ata që kanë kapital, që t’a investojnë në prona sidomos në Shkodër pasi pritshmëritë për kryeqendrën e veriut janë shumë të mëdha nisur dhe nga investimet që priten nga qeveria por dhe me imazhin ndryshe që transmetoi gjatë vitit 2023 në fushën e turizmit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026