1 në 36 fëmijë me spektër autik, po shtohen rastet nga përdorimi i teknologjisë
Në Ditën Botërore të Autizmit ekspertët ngrenë alarmin se qëndrimi i fëmijëve të vegjël me orë të tëra përpara ekraneve qofshin këto televizor apo smartphonë po rrisin problematikat e zhvillimit të tyre.
Autizmi virtual, një term jo shumë i njohur në Shqipëri duket se po rrit rastet e fëmijëve të prekur dhe shkak kryesor mbetet përdorimi i pajisjeve teknologjike.
“Autizmi virtual është një fenomen i përhapur shumë. Nuk mund të themi që pjesa e ekraneve është shkaktari kryesor, por është një ndër faktorët që vënë në pah problematikat e zhvillimit të fëmijëve. Jemi përballë fëmijëve që nuk do të thotë se janë me patjetër me spektrin e autizmit, por mund të ketë problematika të tjera të zhvillimit të tyre, që mund të jetë pjesa e vonesës në të folur, në të kuptuar, socializimi”, thotë Aron Stambolliu logoped.
Ekspertët rekomandojnë mos ekspozimin e fëmijëve ndaj televizorit apo smartphonëve.
“Këshillojmë që deri në 4 vjeç fëmijët nuk duhet të shikojnë fare ekrane. Është e dhimbshme kur shikon në kënd lojërash fëmijët janë më telefon nëpër duar në një kohë që kanë dalë për të luajtur. Ky është një ndër shkaktarët ku dëmtohet pjesa e socializimit të fëmijëve, nuk e kanë interesin për të ndërvepruar me fëmijët e tjerë, me lodrat”, shprehet logopedi.
Ajo çfarë shqetëson prindërit e këtyre fëmijëve është vonesa në të folur, tek fëmijët 3 apo 4-vjeçarë.
Një tjetër gabim i prindërve është edhe përdorimi i smartphonëve teksa ushqejnë fëmijët. Specialistët referojnë se kjo zgjedhje bën që fëmija të jetë i pavëmendshëm ndaj perceptimit të shijes së ushqimit, por edhe të sasisë që ai po konsumon. Shqipëria nuk ka të dhëna të sakta sa i takon fëmijëve të prekur nga spektri autik, por në rend global prevalence është 1 në 36 fëmijë të prekur.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)
Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara
- 08:54 Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)
- 08:40 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)