Pediatrja: Prindërit akoma e shtyjnë vaksinën e moshës 1 vjeç, frikë nga autizmi
Mjekja pediatre Mirela Dibra është shprehur se prindërit e shtyjnë mosbërjen e vaksinës tek fëmijët në moshën 1 vjeçare pasi kanë frikë nga autizmi.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se mosbërja e vaksinës e ekspozon fëmijën drejt infeksioneve, gjë që mund të bëjë të mundur dhe shpërthimin e fruthit.
“Ajo që shoh unë kohët e fundit është një rindërgjegjësim dhe kthim drejt vaksinave. Problemi ka qenë më tepër për vaksinën e moshës 1 vjeçare si pasojë e gjithë asaj fryme anti-vaks, që fajësonte pikërisht këtë vaksinë si të lidhur me shfaqjen e problemeve të autizmit.
Prindërit kanë tentuar që ta shtyjnë në kohë vaksinën e moshës 1-vjeçare duke ekspozuar fëmijën drejt infeksioneve dhe krijimit në popullatë të një mbulese të ulët vaksinale që bën të mundur që të shpërthejnë vatrat e fruthit që kanë rrezikuar jetën e fëmijëve. Para dy vjetësh pati shumë raste të fruthit”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Megaoperacion në Itali dhe Shqipëri, arrestohen 43 persona. Sekuestrohen 4 milionë €
- Zhduket 78-vjeçari në Fier, dyshohet se është mbytur në det
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara