Për të rinjtë në tregun e bursës apo ata që duan të zgjerojnë të ardhurat– aksionet janë ndër format më të sigurta (me risk të ulët) për ta bërë këtë.
Dhe kur doni të investoni apo thjesht kërkoni të krijoni një ide të përgjithshme rreth gjendjes apo shëndetit të ekonomisë, analizimi i sektorëve individualë në tregun e bursës është diçka e dobishme jo vetëm për të parë se ku janë tregjet por edhe për të parashikuar me mirë se ku ato do të shkojnë.
Sektorët janë grupime të veçanta që përfaqësojnë industri të ndryshme.
Ndërsa aksionet në një sektor, grupohen sipas llojit të produktit ose shërbimit që ato ofrojnë.
Në Shtetet e Bashkuara, aksionet (apo stoqet) grupohen në 11 sektorë të ndryshëm.
Duke parë historikun që tregon performancën e secilit sektorë ndër vite, ju mund të filloni të krijoni një ide më të mirë rreth asaj që po e shtyn dhe asaj që po e dëshpëron aktualisht ekonominë.
Kjo listë tregon 11 sektorët kryesor të bursës amerikane të renditur sipas performancës.
Burimi: Nasdaq
Nasdaq, Inc. është një korporatë shumëkombëshe e shërbimeve financiare që zotëron dhe operon 3 bursa në Shtetet e Bashkuara: Bursën e Aksioneve Nasdaq, Bursën e Filadelfias dhe Bursën e Bostonit, dhe 7 bursa evropiane: Nasdaq Kopenhagen, Nasdaq Helsinki, Nasdaq Islanda, Nasdaq Riga, Nasdaq Stokholm, Nasdaq Tallinn dhe Nasdaq Vilnius. Selia e saj është në Nju Jorku dhe presidentja dhe CEO aktuale është Adena Friedman.
1 – Shërbimet publike
Performanca në kohë reale: ▲ 1,85%
Performanca 10-vjeçare: ▲ 106.53%
Sektori i shërbimeve publike përfshin kompanitë që ofrojnë shërbimet bazë të kudogjendura të pranishme pothuajse në çdo shtëpi dhe vend biznesi amerikan, si energjia elektrike, uji dhe gazi. Sektori përfshin aksione të tilla si Exelon dhe Dominion Resources etj.
Industritë: Ndërmarrjet Elektrike, Ndërmarrjet e Gazit, Prodhuesit e Pavarur të Energjisë dhe Energjisë së Rinovueshme, të Energjisë Elektrike, Ndërmarrjet e Shumëfishta, Ndërmarrjet e Ujit etj.
2 – Produktet Jo-esenciale
Performanca e konsumatorit në kohë reale: ▲ 0,9%
Performanca 10-vjeçare: ▲ 239.06%
Consumer discretionary – është një term që klasifikon mallrat dhe shërbimet që konsiderohen jo-thelbësore nga konsumatorët, por të dëshirueshme nëse ata disponojnë të ardhura të mjaftueshme për t’i blerë ato.
Segmenti i ‘Konsumit jo-esencial’ bazohet në kushtet ekonomike të konsumatorëve – të cilat nuk janë statike por ndryshojnë në periudha të ndryshme.
Bizneset në këtë sektor përfshijnë produkte të tilla si pajisjet shtëpiake, produktet sportive, makinat e reja apo bizhuteritë. Ky segment përfshin aksione nga kompania si Apple, Disney apo Starbucks.
Industritë: Komponentët e Automjeteve, Automobilat, Distributorët, Shërbimet e luksit / kujdesit vetjak, Hotelet, Restorantet dhe Argëtimi në Kohën e Lirë, Pajisjet Shtëpiake, Interneti dhe Marketingu i Drejtpërdrejtë, Tekstilet, Veshjet dhe Mallrat Luksoze.
3 – Produktet kryesore të konsumit
Performanca në kohë reale: ▲ 0,62%
Performanca 10-vjeçare: ▲ 104.44%
Sektori i produkteve kryesore të konsumatorit përfshin bizneset që shesin produkte që konsiderohen thelbësore për të jetuar një jetë normale si ushqimet dhe pijet, produkte pastrimi dhe të higjienës personale. Kompanitë në këtë sektor përfshijnë të tilla si Procter & Gamble dhe Kroger.
Industritë: Pijet, Shitje me pakicë të Ushqimit dhe produkteve kryesore, Produkte ushqimore, Produkte shtëpiake, Produkte personale, Duhani etj.
4 – Shërbimet e Komunikimit
Performanca në kohë reale: ▲ 0,39%
Performanca 10-vjeçare: ▲ 17.98%
Sektori i shërbimeve të komunikimit përfshin shërbime të tilla si aksesi në internet dhe telefon me shpejtësi të lartë dhe përfshin aksione nga kompani si AT&T dhe Verizon.
Industritë: Shërbime të larmishme telekomunikacioni, argëtimi, media dhe shërbime ndërvepruese, shërbime Wireless etj.
5 – Kujdesi shëndetësor
Performanca në kohë reale: ▲ 0,26%
Performanca 10-vjeçare: ▲ 223.58%
Sektori i kujdesit shëndetësor përfshin kompanitë e furnizimit mjekësor, kompanitë e barnave dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor. Shembuj të kompanive në këtë sektor përfshijnë Johnson & Johnson, Gilead dhe Pfizer.
Industritë: Bioteknologji, Pajisje dhe Furnizime të Kujdesit Shëndetësor, Ofruesit dhe Shërbimet e Kujdesit Shëndetësor, Teknologjia e Kujdesit Shëndetësor, Mjetet dhe Shërbimet e Shkencave Natyrore, Farmaceutikë.
6 – Pasuritë e paluajtshme
Performanca në kohë reale: ▲ 0,24%
Performanca 5-vjeçare: ▲ 28.67%
Sektori i pasurive të paluajtshme përfshin kompanitë e menaxhimit dhe zhvillimit të pronave, si dhe trustet e investimeve në pasuri të paluajtshme (me përjashtim të REIT-ve hipotekore). Aksionet në këtë sektor përfshijnë American Tower, Prologis dhe Simon Property Group.
Industritë: Trustet e Investimeve të Pasurive të Paluajtshme, Menaxhimi dhe Zhvillimi i Pasurive të Paluajtshme etj.
7 – Financat
Performanca në kohë reale: ▲ 0,23%
Performanca 10-vjeçare: ▲ 167.09%
Sektori financiar përfshin organizata të përqendruara të parave si bankat, ofruesit e sigurimeve dhe kompanitë e kartave të kreditit. Ky segment përfshin aksione të tilla si JPMorganChase, GoldmanSachs dhe Bank of America.
Industritë: Bankat, Tregjet e Kapitalit, Financat e Konsumatorit, Shërbimet e Diversifikuara Financiare, Sigurimet, REIT-et e hipotekave, kursimet dhe financat e hipotekave etj.
8 – Materialet
Performanca në kohë reale: ▲ 0,21%
Performanca 10-vjeçare: ▲ 108.86%
Sektori i materialeve përfshin kompanitë që prodhojnë, minierojnë, ose ndryshe prokurojnë lëndët e para të përdorura për prodhimin e mallrave fizike të ofruara nga bizneset në sektorë të tjerë. Këto materiale përfshijnë metalet e çmuara dhe të tjera, dru dhe letër, kimikate, paketim etj. Kompanitë në këtë segment përfshijnë DowDupont, Ecolab dhe International Paper.
Industritë: Kimikatet, materiale ndërtimi, kontejnerë dhe paketim, metale dhe miniera, letër dhe produkte pyjore etj.
9 – Teknologjia e Informacionit
Performanca në kohë reale: ▲ 0,08%
Performanca 10-vjeçare: ▲ 372.8%
Sektori i teknologjisë së informacionit përfshin kompanitë që ofrojnë shërbime harduerike, softuerike dhe IT që ndihmojnë në fuqizimin e kompjuterëve dhe rrjeteve kompjuterike të vendit. Aksionet në këtë sektor përfshijnë kompani si Microsoft dhe Alphabet, kompania mëmë e Google.
Industritë: Pajisje komunikimi, pajisje elektronike, instrumente dhe komponentë, shërbime IT, gjysmëpërçues dhe pajisje gjysmëpërçuese, softuer, pajisje teknologjike, pajisje ruajtëse dhe periferike, etj.
10 – Industriale
Performanca në kohë reale: ▼ -0,16%
Performanca 10-vjeçare: ▲ 150.6%
Sektori i industrisë përfshin një shumëllojshmëri të gjerë kompanish që prodhojnë makineri, aeroplanë, armë dhe pajisje ushtarake, produkte ndërtimi dhe pajisje ndërtimi etj. Aksionet në këtë segment përfshijnë CSX dhe Lockheed Martin.
Industritë: Hapësirë ajrore dhe mbrojtje, mallra ajrore dhe logjistikë, linja ajrore, produkte ndërtimi, shërbime dhe furnizime tregtare, ndërtim dhe inxhinieri, pajisje elektrike, konglomerate industriale, makineri detare, shërbime profesionale, rrugë dhe hekurudha, kompani tregtare, shpërndarëse dhe transportuese, etj.
11 – Energjia
Performanca në kohë reale: ▼ -2,24%
Performanca 10-vjeçare: ▲ 13,95%
Sektori i energjisë përfshin kompani që merren me burimin e formave të ndryshme të energjisë, kompani që lehtësojnë ose ofrojnë drejtpërdrejt mallra si nafta dhe gazi të cilat fuqizojnë vendin në fjalë etj. Kompanitë në këtë segment përfshijnë Exxon Mobile, Chevron apo edhe Halliburton.
Industritë: Pajisjet dhe Shërbimet e Energjisë, Nafta, Gazi dhe Karburantet e Konsumueshme
LEXONI GJITHASHTU:
- 5 markat më të kërkuara në Shqipëri dhe botë në vitin 2022
- Cila ka sistemin më të mirë shkollor: Europa Lindore apo Perëndimore?
- Pse gratë kanë më shumë borxhe se burrat?