10 ministra shqiptarë në qeverinë e re të RMV, të shtunën votohet kabineti i ri

11 Janar 2022 | 15:59

Kryetari i ri i LSDM-së dhe mandatari për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dorëzoi sot në Kuvend propozimin për kabinetin e ri dhe programin qeverisës. Përballja me krizën energjetike dhe atë ekonomike do të jenë prioritetet e para të Qeverisë së tij, ndërsa u zotua edhe për projektet infrastrukturore, kryesisht Korridori 8 i cili lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë. Bashkimi Evropian mbetet përcaktim strategjik edhe i Qeverisë së Kovaçevskit, ndërsa kryeministri i ri do të vazhdojë politikat e njëjta pro “Ballkanit të Hapur”.

“Bashkimi Evropian është qëllimi ynë strategjik dhe ne meritojmë hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian, që është rezultat i katër raporteve pozitive të njëpasnjëshme nga Komisioni Evropian. Ballkani i Hapur gjithashtu është përfshirë në Programin e Qeverisë, sepse besoj që bashkëpunimi rajonal i bazuar në vlera evropiane dhe bazohet në 4 liritë e Bashkimit Evropian duhet të përfaqësohet dhe ne do të vazhdojmë në atë drejtim”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kandidat për kryeministër.

Qeveria e re do të vazhdojë dialogun me Bullgarinë për zhbllokimin e integrimeve në Bashkimin Evropian, por sipas kryeministrit në ardhje, zgjidhje për kontestin mund të arrihet vetëm duke ruajtur dinjitetin e qytetarëve të dyja vendeve.

“Gjithashtu, kemi adresuar edhe çështjen me Bullgarinë, ku përmes dialogut të orientuar drejt të ardhmes, drejt projekteve për lidhjen e qytetarëve, ekonomive dhe kulturës, të vijmë deri te një zgjidhje e përbashkët që bazohet në vlera evropiane dhe do të ruajë dinjitetin e qytetarëve të dy vendeve, dhe Republika e Maqedonisë së Veriut më në fund të marrë datën për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në”, tha Kovaçevski.

Në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut do të ketë 10 ministra shqiptarë; 6 nga BDI, 3 nga Alternativa si partner i ri në koalicionin qeveritar dhe 1 nga LSDM.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026