10 qytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në Europë
Pas më shumë se një viti të mbyllur e duke mbajtur maska anti-COVID, po bëhet më se e zakonshme që çmojmë më shumë daljet në ajër të pastër. Por për ata që jetojnë në qytete të mëdha, kjo mund të kthehet në një luks të paarritshëm– veçanërisht kur valët e të nxehtit kontribuojnë dhe më tepër në ndotjen e ajrit.
Sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit (EEA) ekspozimi ndaj grimcave të imëta – një prej ndotësve kryesorë që shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes – përbën rreth 417 mijë të vdekje të parakohshme në mbarë kontinentin vetëm për vitin 2018.
Por, cilat janë vende që gëzojnë ajrin më të pastër në Europë?
Kompania britanike ‘HouseFresh’ ka analizuar raportin “Cilësia e Ajrit në Botë 2020” përpiluar nga ekspertët zviceranë të ajrit, IQAir, dhe renditi qytetet në bazë të përqendrimit të grimcave të imëta.
- Sakiai, Lituani (5.0 μg/m3)
View this post on Instagram
Qyteti i vogël pranë Kaliningradit ndodhet në një prej rajoneve më të pastra të Lituanisë dhe është shtëpiza e shtatë rezervave natyrore.
- Corte, Franc (4.6 μg/m3)
View this post on Instagram
Ngritur në një prej maleve të Korsikës, Corte ishte dikur kryeqyteti i këtij ishulli, gjatë një periudhe pavarësie të shkurtër në Shek. 18.
- Neuchatel, Zvicër (4.5 μg/m3)
View this post on Instagram
Qyteti mesjetar që shtrihet përgjatë liqenit, e me të cilin ndan edhe të njëjtin emër, është një prej pikënisjeve më të mira për të eksploruar malet Jura.
- Almeria, Spanjë (4.4 μg/m3)
View this post on Instagram
Qyteti andaluzian, i njohur për ditët me më shumë diell në Spanjë, rrethohet nga një sërë plazhesh mbresëlënëse. Këtu, ajri është i pastër, por rrallëherë i freskët gjatë orëve të ditës.
- Umea, Suedi (4.3 μg/m3)
View this post on Instagram
Qyteti më i madh i Suedisë së veriut renditet edhe si ndër më të pastrit nga EEA. Një qytet studentësh me një jetë të gjallë kulturore vetëm 400 kilometra larg rrethit Arktik ku vizitorë të shumtë shkojnë për të parë Aurorën Polare
- Crieff, Skoci dhe Enniskillen, Irlandë e Veriut (4.3 μg/m3)
View this post on Instagram
Për të marrë një dozë ajri të pastër në Mbretërinë e Bashkuar duhet shkuar në Crieff, një qytet tipik skocez në Perthshire.
Ose mund të shkoni në Enniskellen, dikur një prej pikave kryesore të dhunës sektare në Irlandën e Veriut, sot njihet më tepër për kështjellën dhe liqenin përreth.
- Fundao, Portugali (4.2 μg/m3)
View this post on Instagram
Qyteti rural ndodhet midis dy parqeve kombëtare – Serra da Estrela dhe Serra da Malcata – dhe ka disa kështjella të Shek. 17 dhe pemishte me qershi.
- Vielsalm, Belgjikë (4.2 μg/m3)
View this post on Instagram
Vielsalm ndodhet në zemër të Ardennes dhe është një vend ende sekret për ata që preferojnë natyrën e që kërkojnë të eksplorojnë vende të qeta në pyll.
- Bodo, Norvegji (3.4 μg/m3)
View this post on Instagram
Qyteti norvegjez, midis maleve dhe detit, është një tjetër vend i mrekullueshëm për të ngjitur malet apo për të parë Dritat e Veriut.
- Muonio, Finland (2.8 μg/m3)
View this post on Instagram
Për të thithur ajrin më të pastër në Europë duhet të shkoni në Lapland. Muonio rrethohet nga parku i çmuar kombëtar i Finlandës “Pallas-Yllästunturi”.
LEXONI GJITHASHTU:
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta