10 vitet e Procesit të Berlinit, ulje-ngritjet dhe dualiteti me “Open Balkan”
Procesi i Berlinit u lançua në vitin 2014, si një iniciativë e rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor.
Me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, kjo nismë kishte si qëllim të mbështeste integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, duke nxitur projekte të përbashkëta në fusha si infrastruktura, energjia dhe zhvillimi ekonomik.
Takimi i parë në vitin 2014 u zhvillua në një kohë kur presidenti i atëhershëm i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shpalli një pauzë në zgjerimin e BE-së, dhe “procesi i Berlinit” do të trajtonte çështje të rëndësishme si infrastruktura, energjia dhe zhvillimi ekonomik i vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Megjithatë, pas disa vitesh, u shfaq nisma “Open Balkan”, që ofroi një alternativë për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. E promovuar më së shumti kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kjo nismë kishte si qëllim të forconte marrëdhëniet mes tre vendeve: Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Megjithatë, “Open Balkan” u kritikua nga disa vende të tjera në rajon, që e shihnin si një kërcënim për Procesin e Berlinit. Liderët e Kosovës dhe Malit të Zi shprehën shqetësime se kjo nismë mund të dëmtonte kohezionin rajonal.
Në korrik 2023, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama surprizoi shumëkënd duke shpallur se nisma “Open Ballkan” do të pezullohej, duke theksuar se angazhimi në Procesin e Berlinit ishte prioriteti kryesor. Ky vendim shkaktoi reagime të ndryshme, përfshirë shqetësimin e Vuçiçit, i cili paralajmëroi se “Open Balkan” ishte një ide autonome dhe nuk duhej të ishte nën ndikimin e askujt tjetër.
Në këtë mënyrë, Procesi i Berlinit që prej më shumë se 1 vit është rikthyer si shpresa më e madhe për një vëmendje të shtuar dhe investime të qëndrueshme në këtë pjesë të Europës që ende nuk është pjesë e Unionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 08:58 Pas vrasjes së dy amerikanëve në Jordani, SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit
- 08:49 Spanja dhe Argjentina përballen në finalen e Botërorit 2026
- 08:42 Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë
- 08:14 Arrestohen Andrew dhe Tristan Tate në SHBA, akuzohen për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore
- 08:08 Anglia mbyll Botërorin me medaljen e bronztë, mposht Francën me një rezultat 6-4
- 08:01 Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia njoftim zyrtar