100 ditët e para të qeverisë Kurti, analistët kritikë ndaj qeverisjes së kryeministrit
Analisti Hamiti e cilësoi qeverinë Kurtit të proklamuar si qeveria e shpresës, por me shumë veprime zhgënjyese se shpresëdhënëse në 100 ditët e para. Ai tha se kryeministri Kurti ka shkelur premtimet e të kaluarës.
“Vonesa në vaksinim kundër COVID-19, shkuarja në dialog pa kërkuar falje nga Serbia për krimet e bëra në Kosovë, mosvendosja e reciprocitetit me Serbinë dhe nepotizmi në institucionet janë dështimet e qeverisje së kryeministrit Kurti në 100 ditët e para në krye të vendit” theksoi z. Hamiti.
Ndërkohë, për analistin Zekirja Shabani, z. Kurti tregoi se nuk bëhen mrekulli vetëm më fjalë dhe premtime. Sipas tij, kryeministri Kurti erdhi në pushtet duke premtuar se nuk do jetë si paraardhësit, por mbushja e institucioneve me militantë të Vetëvendosjes tregon se po vepron si ata.
“Shkarkimin i shefes të KQZ-së Valdete Daka, për mendimin tim është një tendencë për të kapur këtë institucioni. Ai i kritikoi dikur PDK-në e LDK-në për mbushjen e institucioneve me militantë të partisë, ndërsa tani po bën të njëjtat veprime dhe i arsyeton,”- theksoi z. Zekirja.
Akuzat e z. Kurti për vjedhje në bordin e Agjencisë Kombëtare të Privatizimit, sipas z. Shabani nuk duhen lënë vetëm me largime nga puna, por fajtorët duhet të shkojnë në burg.
Ai shtoi se arrestimet në Ministrinë e Bujqësisë janë procedurë e ndjekur me muaj dhe nuk janë meritë e kryeministrit.
“Nëse ka abuzime me paratë publike dhe kanë shpërdoruar detyrën duhet të japin llogari për veprimet që kanë bërë. Veprimet ligjore nuk duhet t’i atribuohen një kryeministri, pasi për arrestimet te Ministria e Bujqësisë ka muaj më radhë që kanë vazhduar hetimet dhe u konkretizua tani”- theksoi ai.
Për z. Hamiti, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç duan të shtyjnë arritjen e marrëveshjes finale të dialogut.
Kjo sipas tij, vjen për faktin se Kosova ka zgjedhjet lokale në vjeshtë, ndërsa në pranverë Serbia ka zgjedhjet presidenciale dhe Vuçiç nuk është i gatshëm të shkojë në zgjedhje me një marrëveshje që njeh pavarësinë e Kosovës.
Pyetjes së gazetarit Franko Egro, se cila është arritja më e madhe e qeverisë Kurti, z. Shabani u shpreh se menaxhimi i pandemisë meriton vlerësim pozitiv.
Nga ana tjetër, z. Hamiti e sheh si arritje heqjen e monopolit të homologimit të automjeteve, (procedurë, me të cilën vërtetohet përshtatshmëria e pjesëve të veçanta të automjetit si tërësi.)
“Heqja e monopolit të homologimit të automjeteve është arritje e kësaj qeverie, pasi ka qenë diçka e zgjatur me dekada për qytetarët e Kosovës. Nuk ndodh me që qytetari që e blen një veturë të re të paguajë taksën e homologimit tek një biznes lokal vetëm se ja kishin mundësuar qeveritë e kaluara,”- përfundoi ai.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta