100 mln euro kredi, BERZH financon zhvillimin e turizmit dhe agrobiznesit

11 Prill 2022 | 12:23

Sipërmarrësit e turizmit dhe agroturizmit do të kenë mundësi të marrin kredi për të zhvilluar bizneset e tyre.

100 mln euro është fondi i radhës që jepet nga BERZH për të zgjeruar kompanitë që operojnë në këto fusha. Marrëveshja është firmosur në Bankën e Shqipërisë.

Nga ana e saj, qeveria ka vendosur në dispozicion, 36 mln euro, për të mbështetur këtë program, duke mbuluar riskun e humbjeve për 3 vitet e para.

Ky financim i BERZH, nuk është i pari i këtij lloji, pasi programi për zhvillimin e agrobizneseve dhe bizneseve turistike ka nisur në vitin 2016. Prej këtij viti, janë lëvruar mbi 100 mln euro, një pjesë e të cilave është dhënë në formën e granteve.

Në më shumë se 5 vite financim, 6100 ndërmarrje kanë përfituar 70 mln kredi.

Në marrëveshjen e firmosur nga BERZH, në Bankën e Shqipërisë ishin Guvernatori Gent Sejko dhe ministret Frida Krifca e Mirela Kumbaro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026