1000 policë në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës së 7 korrikut

6 Korrik 2022 | 16:13

Policia e shtetit ka nisur punën përgatitore lidhur me protestën e Partisë Demokratike që do të mbahet të enjten më 7 korrik.

Ashtu si dhe protestat e kaluara para Kryeministrisë do të ketë kordonë me efektivë policie.

Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati raportoi se rreth 1000 efektivë priten në terren. Në gatishmëri do të jenë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe atyre RENEA.

Gjithashtu në kuadër të këtyre masave do të ndalohet qarkullimi pas orës 16 në rrugët që të cojnë drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit”.

Në terren priten edhe automjete të rënda për shpërndarjen e turmave në rast të incidenteve.

Protesta e paralajmëruar nga Partia Demokratike pritet të nisë në orën 19:00 të së enjtes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026