‘101 role, 102 jetë’, dokumentari për aktorin shqiptar që dha shfaqje nëpër botë
“101 role, 102 jetë”, është dokumentari që sjell karrierën e gjatë të aktorit të mirënjohur në Maqedoninë e Veriut, Bajrush Mjaku.
Dokumentari me regji të Filip Herin, kushtuar jetës dhe karrierës së Bajrush Mjakut, është shfaqur të premten e kaluar në Teatrin Shqiptar në Shkup, që sapo është rikonstruktuar dhe është gati për të pritur artistët dhe spektatorët.
Ai është sot 70 vjeç dhe ende nuk është tërhequr nga aktrimi.
Në një intervistë për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, z. Mjaku ka treguar se 61 role i ka realizuar në Teatrin e Shkupit. Ai nënvizoi se për secilin rol ka dhënë shpirtin e tij dhe se është vështirë është që të përcaktosh një personash si më të dashur.
“Unë jam një prej atyre që kam pasur fatin që të realizoj shumë personazhe të njohura”, tha ai.
Aktori Bajrush Mjaku prej kohësh ka tejkaluar kufijtë e Maqedonisë së Veriut, Evropës dhe deri në Rusi.
Me disa shfaqje si “Ditari i një të çmenduri” dhe “Babai” ai përshkoi thuajse gjithë botën.
Gjithë jeta e tij prej aktori për vite të tëra është renditur dhe prezantuar nëpërmjet komenteve të profesionistëve nga vende të ndryshme të botës që e kanë parë dhe vlerësuar punën e tij.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit
- 12:04 Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s
- 11:50 Luftë brenda elitës ruse? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi
- 11:33 Fundjavë e zjarrtë! Ja cilat janë qytetet me temperaturat më të larta
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov