Duke u përpjekur ‘të vrasë’ Berishën, Basha ‘vrau veten’, thotë drejtori i MRB
Dimitris Mavros, drejtor i MRB shprehet se sondazhi për pëlqyeshmërinë mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës është i qartë.
Sipas tij, përmes përgjigjeve që kanë dhënë qytetarët kuptohet se plani i Bashës për “të vrarë” Berishën ka dështuar.
“Mendoj se kjo mund të jetë një lëvizje vetëvrasëse. Po të shikojmë brenda PD kupton se ka një rritje me +8 për Berishën dhe -8 për Bashën. Mendoj se plani i Bashës për të rritur lidershpin e tij duke vrarë të atin e tij politik ka dështuar”, u shpreh Mavros.
Drejtori i MRB shtoi se nisur nga ‘preferencat’ e votuesve të PD kuptohet qartë se Basha nuk ka të ardhme në atë parti.
“Mendoj se po flasim për diçka përfundimtare për mua, vetëm nëse amerikanët kanë një pikëpamjet tjetër për vendin dhe për personazhin Basha”, përfundoi Mavros.
LEXONI GJITHASHTU:
Përmbyset pëlqyeshmëria e Berishës dhe Bashës mes votuesve të PD
58% e votuesve të PD kundërshtojnë largimin e Berishës nga grupi demokrat
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor