109 vjet nga vrasja e Isa Boletinit, hero që lidhi jetën e tij me fatin e Shqipërisë
Isa Boletini, një nga figurat më të shquara të historisë shqiptare, udhëhoqi kryengritjet për çlirimin nga pushtuesit osmanë dhe qëndroi përkrah Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë më 1912.
I lindur në Boletin të Mitrovicës, ai mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe kontribuoi në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës.
Boletini udhëhoqi betejat kundër pushtuesve osmanë, serbë dhe malazezë, duke qenë gjithmonë në vijën e parë për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Ai protestoi kundër vendimeve të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë në Konferencën e Londrës më 1913 dhe organizoi qëndresën popullore në Kosovë kundër pushtuesve serbo-malazezë.
Isa Boletini humbi jetën më 23 janar 1916, së bashku me disa familjarë dhe bashkëluftëtarë, duke rënë pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë. Mbetjet e tij u kthyen në Kosovë më 2011 dhe sot kujtohet si një simbol i pashuar i dashurisë dhe besnikërisë ndaj atdheut.
Fjalët e tij të famshme, “Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia”, përjetësojnë shpirtin e tij patriotik.
LEXONI GJITHASHTU:
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 13:20 Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet
- 13:18 SHBA-të u kthejnë 81 mld dollarë kompanive, Gjykata Supreme i shpall tarifat e Trump të paligjshme
- 13:11 Magyar: Hungaria nuk duhet t’i përkasë më kurrë vetëm një partie
- 13:03 11 të vdekur nga përmbytjet masive në Pakistan
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht