11-vjeçarja u përdhunua në një park lojërash, detaje nga ngjarja tronditëse

1 Shtator 2022 | 18:24

Përdhunimi i një vajze 11-vjeçare në Kosovë nga 5 burra tronditi publikun shqiptar në të dy anët e kufirit.

Gazetari i Euronews Albania Kosovë Gjoci zbuloi në emisionin ‘Sot’ se abuzimi çnjerëzor me të miturën ka ndodhur në një park lojërash në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë, një lagje ku janë vendosur një pjesë e madhe e ambasadave të huaja dhe njerëz të pasur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas orës 16:00, kur ende nuk ishte errur dhe në një zonë mjaft të frekuentuar nga të rritur dhe fëmijë, por çuditërisht askush nga banorët e zonës apo pronarët e bizneseve pranë nuk kanë parë apo dëgjuar gjë.

Banorët e zonës, të pyetur nga gazetari Gjoci janë shprehur se nuk i njohin autorët e krimit makabër, që mesa duket jetojnë në zona të tjera të Prishtinës.

5 persona kanë abuzuar seksualisht ndaj një të miture, vetëm 11 vjeçe në Kosovë disa ditë më parë.

4 prej autorëve u vunë menjëherë në pranga, ndërsa mesditën e së martës është arrestuar personi i pestë i përfshirë në ngjarjen makabre.

 

LEXONI GJTHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026