1100 persona evakuohen në Roterdam, shkak bomba e luftës së dytë botërore

30 Maj 2024 | 13:07

Rreth 1,100 banorëve të lagjes Middelland në Roterdam u është kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre. Ekspertët kanë zbuluar dhe kanë çmontuar një bombë të Luftës së Dytë Botërore që ndodhej në zonë.

Sipas ekspertëve bomba rezulton e hedhur nga një aeroplan britanik më 3 tetor 1941. Pronari i pronës e zbuloi bombën gjatë kontrollit të themeleve. Këshilli i qytetit thotë se rreth 200 bomba të pashpërthyera janë ende të groposura nën qytet, por nuk janë të rrezikshme nëse nuk lëvizen gjatë ndërtimeve.

Tre ndërtesa, janë shkatërruar për të nxjerrë bombën. Banorët duhet të qëndrojnë larg  zonës nga ora 08:00 deri në 20:00. Robotët janë në punë e sipër për të gërmuar vendin ku ndodhet bomba, ku pritet të heqin detonatorin e saj.

Pas kësaj bomba do të dërgohet në Maasvlakte dhe do të shpërthehet në mënyrë të kontrolluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, përmes së cilit ai...
16:33 | 11/07/2026

11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori

Një pengmarrjeje në një supermarket në Gjermani përfundoi pa viktima pasi një arkëtare u mbajt peng nga një person për më shumë se 11 orë....
16:20 | 11/07/2026