112 vjet Pavarësi, qytetarët urojnë nga Sheshi i Flamurit: Të jemi të bashkuar
Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Me këtë rast po organizohen aktivitete të shumta festive ku dhe shumë qytetarë nga trojet shqiptare kanë mbërritur në Sheshin e Flamurit në Vlorë.
Për mikrofonin e Euronews Albania ata kanë bërë thirrje për më shumë harmoni mes politikanëve dhe unitet mes qytetarëve.
“Jam nga Kosova dhe gjatë festive të nëntorit jam gjithmonë këtu dhe vi çdo vit. Kam një mesazh për politikanët që të jenë më të harmonizuar dhe populli të jetë unik dhe të mos ketë përçarje”, thotë një nga qytetarët në Sheshin e Flamurit.
“Sot është dita më e bukur Dita e Flamurit ku zgjohen të gjithë shqiptarët me zemrën që kanë, më pëlqejne shumë festat dhe ju uroj gëzuar”, shprehet një vajzë.
“Unë vij nga Prizreni vit për vit për festat dhe i uroj gjithë shqiptarët gëzuar festën e 28 Nëntorit dhe gjithmonë të jemi sa më kompakt me njeri-tjetrin se jemi vëllezër”, thotë një tjetër qytetar.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 14:11 Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
- 14:10 Tajfuni Bavi, evakuohen 600,000 persona në Kinë
- 14:04 Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
- 13:54 Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 13:32 Rama publikon review negative për Kalanë e Rozafës: Uroj që prokuroria të veprojë ndaj shantazhuesve
- 13:31 Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut